Anëtarët e Komitetit për Komunitete, gjatë ditës së sotme kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Tefik Çanga”, me ç’rast janë takuar me drejtorin e kësaj shkolle Ali Luzha, si dhe kanë vizituar edhe Gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, ku u priten nga drejtorja e kësaj shkolle Hajrije Nebihu.Temë kyçe e këtyre takimeve ishte shkollimi i fëmijëve të komunitetit, braktisja e shkollimit si dhe kushtet e këtyre shkollave.
Poashtu kryesuesi i këtij komiteti Osman Emini, bashkë me anëtarët e tjerë kanë diskutuar edhe për planin vjetor të Komitetit për Komuniteteve.