
Komiteti për komunitete rizgjodhi për Kryesues z, Osman Emini , z.Emini ka qen edhe në mandatin e kaluar kryesues i këtij Komiteti .
Komiteti për Komunitete ka për detyrë të sigurojë që, asnjë person i cili merr detyra publike ose mban post publik, nuk guxon të bëjë diskriminim në kurrfarë baze ndaj asnjë personi tjetër për shkak të përkatësisë etnike, gjuhës ose lidhjes me komunitetin, të gjithë qytetarët të gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat civile, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe mundësi të barabartë për punësim në shërbimet komunale në të gjitha nivelet dhe që shërbimi komunal civil të pasqyrojë në proporcion të drejtë numrin e përfaqësuesve të kualifikuar të komuniteteve në të gjitha nivelet.
Komiteti i Komuniteteve do të përkrahë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve që jetojnë brenda komunës , përkrah një shoqëri ku traditat e ndryshme kulturore, shoqërore dhe fetare tolerohen, por edhe do të inkurajohen dhe do të shqyrtoj drejtë çdo shkelje që bëhet në këtë drejtim dhe çështjen me rekomandimin përkatës do t’ia paraqet për shqyrtim kuvendin.
Komiteti për Komunitete ka për detyrë të sigurojë që, asnjë person i cili merr detyra publike ose mban post publik, nuk guxon të bëjë diskriminim në kurrfarë baze ndaj asnjë personi tjetër për shkak të përkatësisë etnike.