Komiteti për Komunitete i kryesuar nga Osmani Emini bashkë më anëtarët e tjerë, ka mbajtur mbledhjen e radhës së këtij komiteti.
Ky komitet nga afër ka vizituar qendrën në fshatin Dubrave, me ç’rast janë njoftuar se kjo qendër funksion me katër fusha siç është fusha e edukimit, fusha e shëndetësisë, mirëqenien sociale si dhe fushën kulturore multietnike.
Theks i veçante në këtë takim ju është kushtuar braktisjes së shkollës ku është shumë e theksuar nga komuniteti.
Anëtarët e këtij komiteti kanë thënë se këto shqetësime do të barten tek institucionet në mënyrë që t’ju dilet në ndihmë komuniteteve në komunën e Ferizajt.