Klubi i hendbollit KH Kastrioti ka triumfuar në Kupën e Kosovës, duke shtuar një tjetër trofe në historinë e tij të pasur dhe duke konfirmuar edhe një herë dominimin në hendbollin kosovar.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Ferizaj, me palestër të mbushur dhe përkrahje të fuqishme nga tifozët, ekipi tregoi lojë cilësore dhe karakter fitues deri në fund. Tifogrupi “Ujqit” ishte në nivel të detyrës, duke krijuar një ambient motivues për skuadrën drejt fitores së madhe.
Kryetari i komunës, Agim Aliu, përgëzoi ekipin për këtë arritje, duke e cilësuar si një moment krenarie për qytetin dhe sportin lokal.
Me këtë sukses, KH Kastrioti dëshmon edhe një herë traditën e tij të lavdishme dhe mbetet një ndër klubet më të suksesshme në vend.