Në një takim të zhvilluar me drejtuesit e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve ‘Kastriotët’, u shprehën përgëzime për sukseset e fundit dhe përfaqësimin dinjitoz të kulturës ferizajase në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe mundësitë e bashkëpunimit për fuqizimin e mëtejshëm të veprimtarisë së ansamblit. U vlerësua roli i rëndësishëm që “Kastriotët” luajnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shpirtërore, duke e lartësuar emrin e Ferizaj kudo që paraqiten.
Pjesëmarrësit u dakorduan se mbështetja e vazhdueshme për kulturën dhe artin mbetet thelbësore për ruajtjen e identitetit dhe traditave tona, ndërsa suksesi i ansamblit është një simbol krenarie për gjithë qytetin dhe kulturën ferizajase.