Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj- sektori i emergjencave në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve të TMK-së dhe FSK-së “Elita”, kanë filluar ciklin e trajnimeve me stafin e shkollave, kryesisht me punëtoret teknik për përdorimin e bombolave për fikjen e zjarrit si mase preventiveve për fikjen e zjarrit.
Këto trajnime janë mbajtur në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit, ndërsa trajnimet do të do të përfshihen ne të gjitha shkollat fillore dhe te mesme sipas planit të Drejtorisë së Arsimit.
Këto trajnime do të vazhdojnë në bazë të memorandumi të nënshkruar ditë me parë në bashkëpunim me shoqatën “Elita”.