
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë kësaj darke pune me mësimdhënësit ka thënë se në bazë të gradave profesionale pagat që nga viti 2008 e deri më 2011, paga bazë është ngritur për 90 për qind. “Rritja e pagave për ju, nuk duhet të politizohet në kuptimin as afirmativ, e kundërshtues. E di se kur jam zotuar para jush për rritje të pagave prej 50 përqind, kam marr kritika nga më të shumta se nuk do të mund të realizohet”, ka thënë Thaçi.
Kryeministri Thaçi , kësaj here është ndalur edhe tek ballafaqimet që janë bërë me Fondin Monetar Ndërkombëtar , i cili nuk ka qenë aspak i lehtë por megjithatë ka qenë mjaft i sukësesëshëm. Por , pavarësisht të gjitha këtyre ballafaqimeve dhe problemeve ,ai mësimdhënësve u ka thënë sa pagat e tyre do t’i marrin me rritjet.

Në këtë darke pune i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës , Ramë Buja i cili ka thënë se puna e madhe dhe angazhimi i madh i mësimdhënësve ia vlen që të sublimohet me një takim të tillë shumë shoqëror dhe miqësor. Ai ka thënë se mësimdhënësit janë shtylla e Kosovës. “Nëse ju po prodhoni njerëz të ditur, po prodhoni kuadro për Kosovën, për të nesërmen dhe të sotmen. Cili nga ata që janë në kulmin e shtetit, nuk kaloi në portën e shkollës…është e pamundur!”, ka thënë Buja, duke bërë të ditur se tanimë duhet të përkushtohen në cilësinë e arsimit, për faktin se tanimë pretendojmë Evropën dhe në Evropë nuk shkohet dosido, por shkojmë si njerëz të urtë dhe të mençur.
Në këtë darke e cila u organizua në përfundim të këtij viti shkollor morrën pjesë , edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Reçica, zv. Ministri i Arsimit Nehat Mustafa, si dhe zv.ministri i Kulturës Hajdin Abazi.
Mësimdhënësit e Komunës së Ferizajt, edhe kësaj radhe ishin mbledhur së bashku në restorant ” Ujëvara “, në një darkë tashmë tradicionale të organizuar në përfundim të këtij vitit shkollor në mënyrë që të falënderojë të gjithë ata që po kontribuojnë në arsimimin e gjeneratave të reja.