Dëgjimi buxhetor për vitin 2024, gjatë ditës së sotme është mbajtur vetëm me gra të Komunës së Ferizajt.
Hapjen e dëgjimit buxhetor e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili ka thënë se ky takim është organizuar enkas vetëm me gratë, në mënyrë që të dihen sakte prioritete e tyre.
Gratë e pranishme në këtë takim, patën një numër të pakët të kërkesave. Lumnije Morina, kërkoi që të ketë më shumë bursa për nxënëset e shkollave të mesme, por të bëhet edhe transporti urban në qytet.
Hamushahe Hoxha, me profesion infermierë, gjatë këtë takimi kërkoi që të bëhet një qendër për të moshuarit. Poashtu u kërkua që të ketë më shumë kënde të lojërave për fëmijë, më shumë parqe dhe trotuare më funksionale.
Në sesionin e pasdites, do të mbahet takimi me kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Ferizajt.