Një tjetër hap i rëndësishëm në fuqizimin e rrjetit NEXA është realizuar në Ferizaj, ku zyra rajonale tashmë është pajisur me infrastrukturën e nevojshme për të ofruar një mjedis funksional dhe mbështetës për komunitetin e grave ndërmarrëse.
Kjo hapësirë do të jetë një vend ku gratë dhe vajzat do të kenë mundësi të marrin informacion, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të lidhen me gra të tjera me interesa të përbashkëta dhe të krijojnë partneritete që nxisin zhvillimin e ideve të biznesit.
Përmes zgjerimit dhe fuqizimit të zyrave rajonale, rrjeti NEXA po ndërton një prani gjithnjë e më të fortë në të gjithë Kosovën, duke siguruar që mbështetja për ndërmarrësinë e grave të jetë më afër komuniteteve lokale dhe më e qasshme për çdo grua e vajzë që dëshiron të ndërtojë të ardhmen e saj.
Mirë se vjen në këtë kapitull të ri, NEXA Ferizaj!
ASB South East Europe Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung (BMZ) PREDA Plus Foundation