Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Brigadën e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Drejtorinë e Administratës dhe stafin e Sektorit të Emergjencave të Komunës së Ferizajt, ka nisur një fushatë sensibilizuese për parandalimin e zjarreve.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Alberton Sahiti, kjo fushatë është ndërmarrë për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë, si dhe sezonit të korrje-shirjeve, periudhë gjatë së cilës rritet rreziku i shpërthimit të zjarreve.
Në kuadër të kësaj fushate janë shpërndarë broshura informuese me këshilla për mbrojtjen nga zjarri, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes maksimal.
Institucionet apelojnë që qytetarët të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe, në rast se vërejnë zjarr apo veprime që mund të shkaktojnë zjarr, të njoftojnë menjëherë institucionet kompetente.