Ekipet e Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor të QKMF-së kanë vazhduar fushatën për ndërgjegjësimin e popullatës kundër kancerit të gjirit.
Në kuadër të kësaj fushate, në shkollën “Ahmet Hoxha” është mbajtur një ligjëratë informuese me komunitetin dhe stafin e shkollës, ku u theksua rëndësia e zbulimit të hershëm dhe kontrollit të rregullt shëndetësor.
Gjatë aktivitetit, infermierët e QKMF-së shpërndanë fletushka me informata të dobishme për parandalimin dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.