
"Ne e kemi pas shumë të arsyeshme që të ndajmë 10 mijë euro. Është investim mjaft i qëlluar për vetë faktin se këtu mund të kryhen disa shërbime jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat vetëm sa e plotësojnë funksionimin më të mirëfilltë të mjekësisë familjare" është shprehur BashkimHyseni, duke folur për rëndësinë e këtij shërbimi për pacientët që kanë nevojë për shërim dhe rehabilitim sistematik.
"Është një mundësi shumë e madhe për qytetarët tanë që të trajtohen këtu. Ne kemi resurse njerëzore, siç e dini ne tre ftiziatër dhe këto resurse njerëzore na kanë shtyrë neve që të investojmë dhe të funksionalizohet kjo dhomë, në mënyrë që edhe qytetarët të kryejnë shërbimet e tyre sa më mirë dhe sa më komod", ka thënë drejtori Hyseni.
Për dhomën e fizioterapisë tashmë janë siguruar kazani i parafinës, ultrazëri kinezoterapeutik, tens -multi elektroterapi, biçikletë terapeutike si dhe një fitnes.
Sipas fizoterapeutit Kushtrim Biba këto investime, kanë qenë shumë të nevojshme, për shkak se më parë kanë pasur kushte jashtëzakonisht të rënda në dhomën e teprisë dhe nuk kanë patur as aparaturën adekuate për trajtimin e pacientëve.
"Është siguruar gati e gjithë aparatura që na nevojitet për terapi fizikale. Tash e tutje ne do t’i kryejmë shumë shërbime adekuate sa i përket tretmanit për terapi fizikale" është shprehur Biba, ndërsa ka thënë se aparatura, e cila tashmë është siguruar është e sofistikuar.
"Tash kemi mundësi që të trajtojmë të gjithë pacientët pavarësisht se për çka ata kanë nevojë"ka thënë Biba.
Ndërkaq pacientët janë shprehur të kënaqur me shërbimet, të cilat i ofron qendra dy e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
"Unë vij që tre muaj rregullisht këtu. Jam shumë e kënaqur me trajtimin që më bëjnë, si mjekët po ashtu edhe infermierët e kësaj qendre. Këtu iu nënshtrohem gjitha terapive dhe asnjëherë s’ kam pasur problem" ka thënë pacientja Drita Sojeva. Edhe pacientët tjerë flasin fjalë miradie për këtë shërbim, për të cilin thonë se shumë po u ndihmon.
Numri i pacientëve që kryejnë shërbimet e tyre fizioterapeutike brenda muajit është nga 150 deri në 200 pacientë.
Gjatë këtij viti në komunën e Ferizajt është investuar edhe në projekte tjera të shëndetësisë, sidomos në ngritjen dhe rehabilitimin e objekteve shëndetësore, në rritjen e shërbimeve dhe ofrimin e tyre sa më pranë qytetarit.
"Ne e kemi pa shumë të arsyeshme që të ndajmë 10 mijë euro. Është investim mjaft i qëlluar për vetë faktin se këtu mund të kryhen disa shërbime jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat vetëm sa e plotësojnë funksionimin më të mirëfilltë të mjekësisë familjare" është shprehur Bashkim Hyseni, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj