Drejtuesit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, gjatë ditës së sotme, kanë realizuar një inspektim në terren për evidentimin e dëmtimeve në rrugë dhe nevojës për ndërhyrje.
Gjatë këtij inspektimi janë identifikuar disa lokacione ku ka gropa dhe dëmtime në asfalt, të cilat kërkojnë riparim me qëllim të përmirësimit të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.
Inspektimi është kryer në këto rrugët:“Ahmet Kaqiku”, “12 Qeshori”, “Vëllezrit Gërvalla”, “Enver Topalli”, “Xhevë Lladrovci”, “Talinovcit”, “Driton Islami”, si dhe në fshatin Bibaj (te xhamia).
Bazuar në evidentimin e bërë në terren, riparimi i gropave me asfalt në këto rrugë ka filluar nga dita e sotme. Punimet kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.