Ferizajn sot e vizitoi Ambasadori i Italisë në Kosovë Shkëlqësia e Tij, z. Antonello De Riu shoqëruar nga udhëheqësja e departamentit ekonomik në këtë ambasadë znj. Daniela De Giorgi me të cilët patëm mundësinë të diskutojmë mbi bashkëpunimet kulturore, rrjetëzimin e bizneseve tona me ato italiane, duke hapur shtigje të reja mundësish si për ekonominë ashtu edhe për kulturën mes dy vendeve tona, veçanërisht për artin e kulturën si dhe bizneset ferizajase.