Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në rrjetin e tij social ka bërë të thënë se me projektet e nismat të shumta të ndërmarra në fushën e mjedisit, Ferizaj është ranguar e para nga komunat më të mëdha në Indeksimin e Komunave bazuar në masat e ndërmarra për mjedisin dhe efiçiencën e energjisë për vitin 2025vlerësuar nga Atlas Institute.