Ferizaj ishte mbrëmë nikoqir i edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”, duke mbledhur artistë nga vende të ndryshme të botës. Përmes valleve tradicionale, muzikës autentike dhe kostumeve shumëngjyrëshe, pjesëmarrësit sollën para publikut pasurinë kulturore të popujve të tyre.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive dhe dëshmoi edhe një herë rolin e Ferizajt si qendër e kulturës dhe mikpritjes. Organizatorët shprehën mirënjohje për Komunën e Ferizajt, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe për publikun që mbështeti festivalin me pjesëmarrje të madhe.