
Ministri Hasani, u zotua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të përkrahë fuqishëm iniciativën e kryetarit Aliu, duke gjetur mundësinë e financimit të projektit për ngritjen e infrastrukturës në zonën ekonomike e cila do të krijohet së shpejti.
Në anën tjetër Kryetar Aliu, falënderoj Ministrin Hasani për gatishmërinë e treguar, lidhur me projektin në fjalë dhe u zotua se sa i përket obligimeve që dalin për realizim të e këtij projekti nga ana e Komunës , ato do të përmbushen në kohë.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me rëndësi, në funksion të ngritjes së mirëqenies qytetare.Kryetari Aliu në këtë takim shoqërohej nga Zëvendësministri i financave Mustafa Grainca, drejtori i shëndetësisë Besnik Berisha dhe udhëheqësi i kabinetit Selim Marevci.
 
 
															