Në Ferizaj, në përkujtim të 27-vjetorit të fillimit të ndërhyrjes ajrore të NATO kundër forcave serbe, u organizua aktiviteti tradicional “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit”, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të KFOR-it amerikan, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të bashkësive fetare dhe figura publike. I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu.
Ngjarja u zhvillua në frymë reflektimi dhe respekti për një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke theksuar rolin vendimtar të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleancës së NATO-s, në bashkërendim me përpjekjet dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për arritjen e lirisë dhe pavarësisë.
Drejtori i AVONET-it, Kenan Gashi, theksoi se kujtesa për këtë periudhë mbetet një detyrim historik dhe moral.