Ka filluar aksioni për shpërndarjën e druve për djegie për familje me gjendje të rëndë sociale, nga Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj. Kjo drejtori si çdo vit tjetër edhe kësaj here po kujdeset për familjet skamnore në mënyrë që edhe këto familje ta kalojnë sa më mirë këtë dimër.Edhe këtë vit kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë sociale do të ndajë nga 2 metra kub dru, në bazë të listës që do të caktojë Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.”Po edhe këtë vit do të ndihmojmë rreth 330 familje me nga 2 metra kub dru për ngrohje gjë për këtë tashmë janë ndarë edhe mjetet” ka thënë Ibrahim Musliu, zyrtar në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj.Përzgjedhja e rasteve përfituese dhe përpilimi i listave është bërë nga zyrtarët –nëpunësit socialë të QPS-së dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare.Zyrtarët thanë se vlen të përmendet se edhe në këtë projekt janë përfshirë mbi 10% përfitues ,pjesëtarë të bashkësive minoritare.
Musliu ,ndër të tjera,në emër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale ka potencuar se janë të vetëdijshëm se sasia e druve nuk është e mjaftueshme për të përballuar stinën e dimrit por kjo është një lloj përkrahje momentale që ua lehtëson sado pak familjeve koston e shpenzimeve materiale gjatë dimrit.Ndryshe, ky projekt i komunës së Ferizajt për të mbështetur rastet sociale më lëndë për ngrohje përkatësisht dru ,është në vlerë 20 mijë euro.
Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale edhe këtë vit do të ndihmojë familjet skamnore me dru për djegie.