“Paradox”, “Sway”, “Komedia e keqkuptimeve”, “Hajnat nuk vijnë gjithmonë për të keq” dhe tashmë në proces pune “Katër trëndafilat” janë shfaqjet teatrore e produksionet që përbëjnë rrugëtimin e saj fillestar profesional, për të na dhuruar edhe shumë punë profesionale në të ardhmen, pa lënë anash edhe rolin e saj në cilësinë e koordinatores në edicionin e 10-të të festivalit SummerCult.
Erleta, përtej kufijve kombëtar, arriti të jetë anëtare e jurisë në një nga festivalet më prestigjioze të teatrit në botë në Sharm El Sheikh, Egjipt ku Kosova ishte pjesëmarrëse krahas shteteve tjera si Anglia, Spanja, Tunizia, Korea e Jugut, Algjeria, Bullgaria, Mongolia, Japonia etj, ku për kontributin e saj u shpërblye me mirënjohje e vlerësime, duke qenë edhe anëtarja me moshën më të re e jurisë në këtë festival.
Erletën e prita në zyrën time për ta përgëzuar dhe për t’i dhënë gjithë mbështetjen tonë në rrugëtimin e saj profesional, gjersa nga Erleta mora lajmin se gjatë këtij muaji, ajo me shfaqjen e saj “Sway” do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Festivalin e Teatrit në Iran.