Të gjithë pritëm se menjëherë do të lirohet, por edhe 72 orë pas arrestimit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, me akuza të fabrikuara nga Serbia, luftëtari i lirisë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ferizajasi Blerim Ramadani po mbahet në paraburgim.
Blerimin e veprimtarinë e tij atdhetare, veprën e tij heroike e sakrificat për lirinë e Kosovës si luftëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Neredimes e njeh i gjithë Ferizaj e më gjerë, duke e skalitur përjetësisht kontributin e tij në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës.
Liri për Blerimin! Liri për çlirimtarët që edhe sot, 25 vite pas luftës, ndalohen, maltretohen, burgosen e keqtrajtohen me akuzat e shtetit gjenocidal, konfirmuar botërisht – Serbisë.
Asnjë minutë më shumë privim nga liria për Blerimin! Republika e Kosovës, me institucionet e saj brenda e jashtë vendit, duhet maksimalisht të angazhohet që Blerimi t’i kthehet sa më parë lirisë, familjes, miqve e shokëve të tij.