Qytetarë të nderuar të Komunës së Ferizajt, ju njoftojmë se nga sot të gjitha kërkesat, ankesat dhe sugjerimet tuaja, mund t’i adresoni përmes numrit të telefonit i cili është në dispozicion dhe thirrjet janë pa pagesë!
Komuna vazhdon të sjellë mundësi të shumta të komunikimit dhe rritjes së besimit të ndërsjellë në mes qytetarëve dhe Komunës si institucioni më i lartë administrativ.
Telefonatat mund t’i bëni në këtë numër: 0800 11 005 (pa pagesë për thirrjet brenda Kosovës).