
LDK-ja po ashtu ka akuzuar se shumë nxënës të shkëlqyeshëm bredhin rrugëve pa u regjistruar si pasojë e shumë parregullsive gjatë regjistrimit në klasat e dhjeta.”Sigurisht se kanë mbetur ,por vendin e kanë për regjistrim jo aty ku dëshirojnë të regjistrohen , por aty ku i kanë mundësi, sepse ata kanë hyrë në një garë me të fortit dhe i kanë eliminuar, prandaj në shkollat e tjera, mund të ndodh që janë regjistruar nxënës me pikë më pakë, por që i kanë plotësuar tri kriteret e konkursit që i shpall ministria e Arsimit, ne nuk jemi fajtor që ata janë rreshtuar në një garë të pa barabartë me kolegët e tyre dhe sot nuk mund të regjistrohen aty ku kanë pasur dëshirë që të regjistrohen”, është shprehur Berisha, ndërsa ka shtuar se në shkollën e mesme të Bujqësisë “Zenel Hajdini” ,janë edhe 200 vende të lira për nxënësit e tillë.”Ne e kemi llogaritur që secili nxënës që ka mbaruar semimaturën në komunën tonë , ta ketë një ulëse në shkollat e mesme. Po ashtu LDK- propozon që të bëhet edhe shtimi e numrit të dy paraleleve, por si duket aq ju duhet LDK-së për të regjistruar, megjithatë po ju them se nuk ka shtim të paraleleve, nuk ka shtim të numrit të nxënësve nëpër paralele, siç e kanë tollovitur me vitet të tëra dhe i kanë lën në hendikep në këtë rrafsh, prandaj , mos të fusim huti tek nxënësit se një ditë do të hapet një paralel , ose dy paralele ose do të ketë shtim të numrit të nxënësve nëpër paralele ,asnjëra as tjetra nuk do të ndodh , por le të rreshtohen aty ku ka mundësi dhe aty ku ka vende të lira”, ka potencuar Berisha.
Ndërsa sa i përket akuzës tjetër të degës së LDK-së në Ferizaj, se qyteti ynë është i mbyllur për nxënësit e komunave të tjera, drejtori Berisha ka thënë se kjo është shumë e vërtet dhe është për shkak të asaj që duhet të sistemohen më parë nxënësit e komunës sonë pastaj të komunave tjera. “Shumë e vërtet, sepse përgjegjësia e parë ne si drejtori dhe komunë duam që t’i sistemojmë të gjithë nxënësit e komunës sonë, pse jo që nëse ka vende të lira dhe mbesin të zbrasta mund të pranohen edhe nxënës të komunave tjera, por krye kre shkollat që janë regjionale siç është mjekësia dhe muzika këtu e demantojmë ne jemi të hapur dhe vërtet kemi qenë në shërbim të të gjithë nxënësve të regjionit, e jo ashtu siç thotë LDK-ja.Prandaj nuk jemi qytet i mbyllur, por jemi shumë i hapur në radhë të parë duhet t’i sistemojmë nxënësit e komunës sonë”, tha Berisha.
I pari i arsimit në Ferizaj, Agim Berisha , po ashtu ka përgënjeshtruar edhe akuzën tjetër të LDK-së e cila është hedhur si shumë e pabazë edhe gjatë pranimit të punëtorëve.”Unë nuk di se me 8 qershor 2011 kemi konkursin e rregullt ku kanë konkurruar 38 mësimdhënës dhe prej tyre janë pranuar 18 veta, dhe me 30 qershor për të njëjtin muaj kemi konkursin tjetër plotësues që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit ferizajas që të kryhen kaq shpejt e shpejt dhe me kohe. Në konkursin e dytë ku kanë konkurar 280 veta dhe janë pranuar 92 veta, nuk ka demant më të mirë prej krejt këtyre që kanë konkuruar apo kanë marr pjesë në këtë konkurs dhe kemi pasur vetëm një ankesë dhe ajo është hedhur si e pa bazë për shkak se ishte në kundërshtim me ligjin. Pra nuk është e vërtet që kemi angazhue punëtore me preferenca politike ashtu siç kanë angazhuar LDK-ja dikur dhe e ka dëmtuar sferën e arsimit ne jemi duke u munduar që ne jemi duke bërë depolitizimin dhe jemi nisur mirë dhe mbarë”, ka përfunduar Berisha.
Numri një i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha ,përmes një konference për gazetarë ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat që ka hedhur partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës në adresë të kësaj drejtorie.