
Ai theksoi se Komuna e Ferizajt është e interesuar që të ngrisë nivelin e shërbimeve dhe për këtë arsye po bën vlerësimin e situatës financiare, kadrovike e operacionale në të cilat gjenden ndërmarrjet publike, në mënyrë që në të ardhmen e afërt të zgjidh sfidat me të cilat ballafaqohen ato.
Në vazhdën e këtyre takimeve, Drejtori Halili ka vizituar edhe ndërmarrjen “Ambienti”, KRM “Pastërtia” si dhe njësinë e zjarrfikësve.
Investim i planifikuar në bazë të nevojave që kanë ndërmarrjet publike si dhe mirëkoordinimi i veprimeve ndërinstitucionale janë kusht themelor për shërbime publike efikase.