Drejtori Burim Bajrami vizitoi një nga bletarët më të mirë ferizajas e më gjerë, bletarin komogllavas me traditë, Sylejman Halili
30/09/2023 15:18
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi bletarin me traditë Sylejman Halili në Komogllavë të Ferizajt. Ai pa nga afër veprimtarinë e tij, i cili njihet si një nga bletarët e Ferizajt dhe më gjerë që në vitrinën e tij mban të varura mirënjohje dhe dekorata për punën e tij shumëvjeqare në sektorin e bletarisë duke u vlerësuar lartë nga ekspertët e fushës.