Me rastin e shënimit të 5 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të punës vullnetare, Sektori i Rinisë – DKRS zhvilloi sot një aktivitet informues në shkollën fillore “Muharrem Shemsedini” në Fshat të Vjetër.
Gjatë këtij aktiviteti, aktivistët e rinj dhe nxësit e kësaj shkolle, Kaon dhe Lea Murati prezantuan para nxënësve përvojat e tyre personale në punën vullnetare, duke treguar mbi rrugëtimin e tyre, angazhimet në fusha të ndryshme dhe ndikimin pozitiv që puna vullnetare ka pasur në zhvillimin e tyre individual.
Po ashtu, stafi i Sektorit të Rinisë sqaroi për nxënësit konceptin e vullnetarizimit, rëndësinë e tij në komunitet dhe mënyrave se si të rinjtë mund të përfshihen në iniciativa të tilla. Gjatë prezantimit u ofruan informacione të detajuara edhe për aktivitetet që realizohen nga Sektori i Rinisë, mënyrat e qasjes dhe mundësitë e angazhimit për të rinjtë, si dhe u prezantuan elementët kryesorë të legjislacionit për rininë në Kosovë, me qëllim që nxënësit të kuptojnë të drejtat dhe hapësirat që u ofrohen.
Ky aktivitet kishte për qëllim nxitjen e kulturës së vullnetarizmit, fuqizimin e të rinjve dhe orientimin e tyre drejt pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e komunitetit.
#volunteerday2025#sektoririnise