
Ndërkaq,në këtë segment po punon vazhdimisht edhe policia rajonale e Ferizajt.Drejtori i Policisë rajonale në Ferizaj ,kolonel Izet Azizi tha se po punojnë për krijimin e sigurisë për të gjithë udhëtarët,duke përmendur edhe implementimin e një plani pune, me të cilin u kushtohet vëmendje të gjithë transportuesve qofshin ata legalë apo ilegalë.“Policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt, është interesuar që të krijoj siguri për të gjithë udhëtarët të cilët qarkullojnë me transportin urban ose ndërurban, qoft ai i taksive apo i kompanive të autobusëve”, ka thënë Azizi, duke bërë të ditur se në vazhdën e këtyre takimeve janë duke u munduar që të bëjnë zgjidhje për të gjithë, përderisa kanë përpiluar edhe një plan të punës, i cili do të përfshinë të gjitha kategoritë e transportit, si ata legal e po ashtu edhe ata ilegal. “Vëmendje do t’i kushtojmë taksive ilegal, ndaj kombibusëve ilegal. Arsyeja është shumë e thjesht, për shkak kjo kategori e transportit nuk është e licensuar dhe e verifikuar si e sigurt për transportin e udhëtarëve”, ka thënë Azizi. Në anën tjetër ,Hajrush Leka ,inspektor i lartë i Transportit në komunën e Ferizajt,tha se kanë bërë cfarë kanë mundur në këtë drejtim,por nuk mund të dalin jashtë ligjit duke caktuar lokacione të ndaljes së autobusëve në vende ku rrezikohen qytetarët. “Tjetër është dëshira, e tjetër mundësia. Ne, të çka kemi pas mundësi e kemi bërë. Vendet janë caktuar nga Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike”, ka thënë Leka. Zyrtarë të policisë rajonale,njëherit thanë se kanë formuar një grup punues i cili do të merret me këtë ceshtje,ku ky ku plan do të fillojë së zbatuari që nga 17 qershori për të zgjatur 3 ose 4 muaj.Sipas autoriteteve të policisë ata po punojnë në krijimin e një rendi në trafik, jo vetëm të shqiptojnë gjoba,por të eliminojnë dobësitë në komunikacion.Ata po ashtu thanë se punën po e bëjmë publikisht ,duke rekomanduar përfaqësuesit e bisneseve ilegale transportuese që të legalizojnë biznesin ose të përballen me ligjin,në mënyrë që të mos rrezikojnë qytetarët.
Policia rajonale e Ferizajt ,inspektoriati komunal si dhe përfaqësues të kompanive transportuese të udhëtarëve në Ferizaj kanë zhvilluar këtë të hënë një takim me qëllim të shpalosjes së problemeve në komunikacion dhe krahas kësaj ofrimit të zgjidhjeve nga organet përgjegjëse.