
Numri një i Qeverisë lokale të Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se në këtë mënyrë po mundohen që të harmonizojnë qëndrimet dhe se çka të kërkojnë në qeverinë qëndore dhe të realizohen projekte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ferizajt. “Ka këtu synime të projekteve që synojmë të bëjmë duke filluar prej pendës së Jezercit e deri të investime të tjera si spitalin që duam të bëjmë me një ndërtesë të re, gjë për të cilën tashmë është i siguruar edhe paracela”, është shprehur Xhemaili.
Duke harmonizuar qëndrimet ,zyrtarë të komunës së Ferizajt po ashtu kanë thënë se do të lobojnë në qeverinë qendrore edhe për hapjen e një universiteti publik në Ferizaj,ose përkatësisht zgjerimin e kapaciteteve në Fakultetin aktual publik në Ferizaj.Zv.ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Nehat Mustafa, ka thënë se edhe në Ferizaj do të ketë universitet publik. “Vet fakti që ka filluar hapja e universiteteve ,tjera si në Prizren, në rrugë e sipër universiteti i Pejës, pastaj është i Gjilanit dhe natyrisht ne e kemi një fokus të veçantë edhe komunën e Ferizajt,e cila është qendra e tretë në Kosovë,për nga numri i banorëve, por edhe për nga numri i nxënësve në terësi jo vetëm si qytet, por edhe si regjion i Kosovës”., tha Mustafa.
Në këtë takim janë diskutuar sfera të ndryshme se ku mund të inestohet në Komunën e Ferizajt. Ky takim ishte i pari i këtij lloji.
Zyrtarë të Qeverisë lokale të Ferizajt kanë zhvilluar sot një takim me zëvëndës ministra ,deputetë të Parlamentit nga komuna e Ferizajt si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë për t’u koordinuar kështu në aspektin e realizimit të projekteve madhore dhe më afatgjata me synim të realizohen në këtë komunë.