Më 24 dhjetor 1898, lindi në Ferizaj, personaliteti që botës shqiptare i dha veprën heroike, martirizimin nga diktatura më e egër në Evropë – ajo e Enver Hoxhës në Shqipëri që luftë i kishe shpallur edhe Perëndisë. Ishte ai që më 5 maj 1930 iu drejtua Lidhjes së Kombeve (OKB-së së sotme) me Promemorien/ Memorandumin për “Gjendjen e shqiptarëve nën dhunën e terrorin serb” e përgatitur prej tij dhe Dom Luigj Gashi e Dom Gjon Bisaku, është ai simbol i klerit fetar të persekutuar e viktima të komunizmit në Shqipëri, përbashkuesi e mbrojtësi i shqiptarëve veçanërisht shqiptarëve nën pushtimin serb.Me iniciativën e tij, ai pagëzoi familje të tëra hebrenjsh gjatë luftës, që ata t’i shpëtonit përndjekjes naziste, gjersa burgjeve komuniste në Shqipëri i rezistoi heroikisht deri në akuzën që e çoi në pushkatim, ku historia e tij e ekzekutimit, vetëm për shkak se pagëzoi një fëmijë, ka mbetur në kujtesën kolektive si një nga aktet më absurde dhe më të shëmtuara të regjimit komunist, për të mbetur pa varr edhe sot në demokraci. Ai më 2016 ishte njëri nga 38 Klerikët që u Lumnuan si “Martir Meshtar Katolik” e për ferizajasin tonë, në 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt dhe 125 vjetorin e lindjes së tij, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT, pas vdekjes,
për
SHTJEFËN KURTI
Për kontribut e angazhim flijues, në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.