Drejtësia është boshti i jetës së tij. Parimet e virtytet më të ndritura njerëzore e profesionale, janë tiparet dalluese të personalitetit të rrallë mes nesh, profesorit të shquar, studiuesit të kalibrit kombëtar e përtej saj, që me punën e tij la vepra kapitale për shkencën juridike e ku në jubileun e 150-të të themelimit të Ferizajt,ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”
për
PROF. DR. ISMET SALIHU
Për kontribut e arritje të veçanta në veprimtari studimore, shkencore, arsimore dhe edukative.