Personaliteti i tij është i mirënjohur nga ferizajasit. Kontributplotë në arsim, kulturë, rrjedhat politike, zhvillues mediumi si në Radio Ferizaj, gjurmët e veprës së tij në fusha të ndryshme ku u përkushtua në jetën e tij, mbeten histori suksesi e vlera intelektuale të çmueshme, andaj në vitlindjen e 150-të të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” pas vdekjes
për
NAZMI MAREVCI
Për kontribut të veçantë në përurimin e vlerave më të larta humane, atdhetare, arsimore e kulturore.