Famullitari i paharruar i Kishës Katolike në Ferizaj, që me guximin e tij, atdhedashurinë, vlerat njerëzore e dashurinë për artin e kulturën kombëtare, ishte strehë e mburojë dhe e bëri tempull të ngjarjeve kulturore, Kishën Katolike në Ferizaj, atëherë kur robëria serbo-sllave e zezona kishte mbërthyer gjithë popullin. Me vlerat e tij, shërbesa e tij për Ferizajn mbetet e paharruar, andaj me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT
për
VINÇENC PALI
Për kontribut e angazhim historik në përurimin e vlerave kulturore, vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.