Njëqind e pesëdhjetë vjet qytet, histori, vlera të mishëruara në personalitete kontributplote për Ferizajn e gjithë Kosovën. Familje me themele atdhetare që nxorën emra të mirënjohur të shkencës e të dalluar të shoqërisë, korifeun e doktorin e shkencës së historisë, të papërsëritshmin emër që i bën nder Ferizajt e mbarë popullit shqiptar. Me vlerësimin më të lartë për veprën atdhetare, sakrificën e lavdinë që bart emri i tij dhe familjes së tij, me trashëgimin e themeltë që la vepra e tij e jashtëzakonshme, unike për historinë e Ferizajt, kontributin e jashtëzakonshëm shkencor e shoqëror, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”
për
FAMILJEN HASHANI
dhe
pas vdekjes për
DR. SHABAN HASHANI
Për qytetarinë, përfaqësimin e dinjitetshëm dhe për kontribut të veçantë në ngritjen dhe emancipimin e Ferizajt si dhe për vlerat e kontributin historik në përurim të virtyteve më të larta njerëzore, atdhedashëse-kombëtare.