Këto grante synojnë të fuqizojnë kapacitetet prodhuese të shoqatave, të nxisin inovacionin në praktikat bujqësore dhe të forcojnë partneritetet në komunitet. Falënderojmë të gjitha shoqatat përfituese për projektet e tyre vizionare dhe angazhimin konkret për të sjellë ndryshim pozitiv në terren. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar për të mbështetur çdo iniciativë që ndihmon fermerët, rrit prodhimin vendas dhe krijon mundësi të reja ekonomike.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).