Edhe në komunën e Ferizajt janë shpallë rezultatet e testit të maturës shtetërore për afatin e gushtit. Testin nga 1208 maturantë sa kanë hyrë e kanë kaluar 1157. Sadije Hajdini ,zyrtare e Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj tha se përqindja e kalueshmërisë e testit të maturës ishte 55.14%,ndërsa shkolla me arritje më të mëdha ishte shkolla e mjekësisë “Elena Gjika “ në Ferizaj me 79%. Edhe krahasuar me afatin e qershorit, kësaj here maturantët kishin kalueshmëri më të lartë në test për afër 21% thanë zyrtarët.
Megjithëkëtë zyrtarët nuk janë shprehur të kënaqur me këto rezultate të testit të maturës,edhe pse për këtë arritje më të kënaqshme në këtë afat autoritetet e arsimit kanë thënë se kanë ndikuar edhe shumë faktorë.
Mirëpo,edhe me publikimin e rezultateve të testit të maturës shtetërore,zyrtarët komunalë të arsimit kanë bërë të ditur se për shkak të disa parregullsive gjatë procesit të testit, në dy paralele të Gjimnazit Kuvendi i Arbërit do të përsëritet provimi i maturës, i cili do të mbahet më 17 shtator.
Shkolla e mesme e mjekësisë”Elena Gjika” në Ferizaj, kaloi testin e maturës me 79 për qind.