Kryetari i Ferizajt mirëpriti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Sabri Tunç Angılı, në një vizitë që kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe mbështetjen e bizneseve ferizajase në tregun ndërkombëtar. Gjatë vizitës, Kryetari dhe Ambasadori vizituan kompanitë D&T Tex dhe GERIS Corporation, të cilat operojnë në Ferizaj dhe janë të pranishme në tregje ndërkombëtare.
Kjo vizitë synon të lehtësojë bashkëpunimin dhe mundësitë për bizneset e Ferizajt që të zhvillojnë lidhje të reja dhe të thellojnë ato ekzistuese me Republikën e Turqisë, duke hapur kështu perspektiva të reja për ekonominë lokale dhe tregtinë ndërkombëtare.

