Ferizajn e vizitoi sot, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Shkëlqësia e Tij Jonathan Hargreaves, me të cilin ndamë çaste të këndshme bashkëbisede për rrjedhën politike në vend, zhvillimin e sfidat e Komunës së Ferizajt dhe komunave në përgjithësi e gjithashtu bëmë shëtitjen sheshit të qytetit, ku bashkë me drejtuesit e Festivalit të Muraleve, vizituam disa nga muralet që po formësojnë identitetin e ri kulturor të Ferizajt.