Në fshatin Balaj, nisi sot takimi me banorë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i mbështetur nga Komuna që për qëllim ka njoftimin e banorëve për rindërtimin e kadastrit, aktivitet ky ku mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli si dhe drejtues e përfaqësues të lartë nga AKK-ja.
Këto takime vazhduan edhe në fshatin Bablak e të nesërmen do të mbahen edhe në fshatin Rahovicë, duke përmbyllur me këto tri fshatra të caktuara nga AKK, ku qytetarët do të njoftohen më hollësisht mbi këtë proces.