12 Qershori është datëlindja e lirisë së Kosovës, është data e lavdisë, krenarisë, sakrificës e kujtesës për lirinë e Kosovës, skalitur përjetësisht me emblemën e krenarisë kombëtare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjakun e dëshmorëve e martirëve, luftëtarëve të lirisë, përpjekjen e sakrificat e brezave ndër shekuj që kulmuan në 12 Qershorin e 1999-tës me Ditën e Çlirimit të Ferizajt, Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Sot e përjetësisht me nderim e përkulje pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë sakrificën sublime, lavdinë e veprës heroike të Dëshmorëve të Kombit, luftëtarëve të lirisë, me gjakun e të cilëve ngriti themelet liria e Kosovës, Republika e Kosovës.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës!