26 vite më parë, në Prekazin e historisë e lavdisë, me sakrificën sublime të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, u vunë themelet e ngrehinës së lirisë së Kosovës, duke lindur Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djemve e vashave më të mirë të kombit, për t’i dalë zot, Kosovës sonë, për t’i dhënë kthesën vendimtare historisë e luftës sonë shekullore për liri.
5,6 dhe 7 marsi janë datat e lavdisë e krenarisë kombëtare. Janë ditët kur u skalit me luftën e sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, liria e Kosovës!
Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës – emblema e lirisë së Kosovës!