1 Marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, datë kjo që ndërgjegjëson mbi obligimin gjithëshoqëror e institucional për të bërë më shumë për personat me aftësi të kufizuara, për përdoruesit e karrocës, lehtësinë e sigurinë e lëvizjes së tyre.
Ferizaj ka shënuar progres të vazhdueshëm në krijimin e infrastrukturës për të lehtësuar qasjen e personave me aftësi të kufizuara, përdoruesve të karrocave, e në çdo projekt kemi padyshim, të planifikuar e po realizojmë këtë komponentë të rëndësishme në investimet tona publike.