Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryesuesi Osman Emini, së bashku me anëtarët e këtij komiteti.
Gjatë mbledhjes janë diskutuar çështje të ndryshme me interes për komunitetet, ndërsa pjesë e takimit ishte edhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, me të cilin është diskutuar për procesin mësimor në shkollat “Ahmet Hoxha”, “Vezir Jashari”, “Tefik Çanga” dhe “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.
Drejtori Llabjani i njoftoi anëtarët e komitetit se procesi mësimor në këto shkolla zhvillohet normalisht, duke theksuar se pjesë e tyre janë edhe nxënës nga komunitetet, të cilët janë të integruar në procesin e rregullt mësimor dhe vijojnë mësimet çdo ditë.
Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Ferizajt zhvillon mbledhje të rregullta mujore, ku trajtohen çështje me interes për komunitetet dhe diskutohen tema që lidhen me mirëqenien, integrimin dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën institucionale e shoqërore.