Gjatë datave 18 dhe 19 nëntor 2026, në Qendrën Trajnuese, me mbështetjen e UNICEF-it, është organizuar trajnimi me temën “Qasja praktike për këshillimin e familjeve nga infermieret e vizitave në shtëpi”.
Në këtë trajnim morën pjesë infermieret e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj dhe të QKMF-së në Kaçanik.
Trajnimi kishte karakter interaktiv dhe demonstrues, duke u fokusuar në ofrimin e njohurive dhe aftësive praktike për infermieret, me qëllim që ato t’i zbatojnë këto njohuri gjatë vizitave në familjet që përkujdesen, veçanërisht në mbështetjen dhe këshillimin e nënave dhe fëmijëve.
Trajnerja, Dr. Drita Lumi, vlerësoi lart angazhimin dhe profesionalizmin e infermiereve të vizitave në shtëpi, duke theksuar se ato kanë dëshmuar kompetencë të lartë në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre gjatë shërbimeve që ofrojnë në familje.
Ky trajnim synon fuqizimin e kapaciteteve profesionale të infermiereve dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nënat, fëmijët dhe familjet në përgjithësi.