Sot është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit të Ferizajt dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia Ime”, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, i cili vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbështetjen dhe fuqizimin e shërbimeve për personat në nevojë.
Ky memorandum ka për qëllim sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme financiare për strehimoret, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve të strehimit, mbrojtjes dhe përkujdesjes për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës.
Përmes këtij bashkëpunimi ndërinstitucional synohet forcimi i mekanizmave të mbrojtjes dhe krijimi i kushteve më të mira për të gjithë ata që përballen me dhunë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe siguri.