Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes operatorëve përgjegjës, ka filluar punimet për krasitjen dhe mirëmbajtjen e drunjve dhe pishave dekorative në rrugët “Dëshmorët e Kombit” dhe “Brahim Ademi”, duke përfshirë edhe shiritin e gjelbër në mes të rrugëve.
Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në rrugët e tjera, parqet dhe sheshet e qytetit, me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra, ruajtjes së ambientit dhe krijimit të një pamjeje sa më të bukur dhe të pastër të qytetit tonë.