Grupi i Grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, përkatësisht me pjesëtarët e Ekipeve të Monitorimit dhe Ndërlidhjes (LMT).
Në këtë takim morën pjesë rreshteri Trenton Brown dhe Julius Gonzalez, ndërsa Grupin e Grave e përfaqësuan kryesuesja Fatbardha Zogaj-Reka dhe anëtaret e tjera të grupit.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët, me theks të veçantë përgatitjet për fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila mbahet çdo vit nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.
Me këtë rast, u diskutua mundësia e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe angazhimit institucional e shoqëror në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave.
Po ashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit, ndërsa u dakordua që Grupi i Grave dhe përfaqësuesit e KFOR-it amerikan të zhvillojnë takime të rregullta, për të koordinuar aktivitete dhe iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.