Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi. Në mbledhje kanë marrë pjesë anëtarët e KPF-së, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje, KPF-ja shprehu mospajtimin e tij me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ndërkaq, gjatë mbledhjes u shqyrtua propozim-vendimi për miratimin e Projektbuxhetit të Komunës së Ferizajt për vitin 2027.
Po ashtu, u diskutua propozim-vendimi për themelimin e panelit për përzgjedhjen e Komitetit Konsultativ.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Alberton Sahiti, paraqiti propozim-vendimin për miratimin e raportit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Në mbledhje u diskutua edhe Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për efikasitetin dhe efektivitetin në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizajt.
Gjithashtu, drejtori Alberton Sahiti paraqiti propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe propozim-vendimin me nr. 01.Nr.59, të datës 29.05.2026.
Po ashtu, u paraqit edhe propozim-vendimi për bashkëfinancim me organizatën GLV “Bifurkacioni”.
Mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt do të mbahet më 30 shtator, duke filluar nga ora 10:00.