Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e drejtorisë së shërbimeve publike dhe emergjencë, Alberton Sahiti, drejtorin e Bujqësisë, Burim Bajrami, drejtorin e Infrastrukturës, Meriton Hajdini bashkë me kryetarët e këtyre fshatrave vizituan sot zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut dje në fshatrat Zllatar dhe Dardani.
Dëmet janë evidente dhe ato shtrihen që nga infrastruktura publike, dëmet në ekonomi familjare e kultura bujqësore, dëme këto për të cilat Komuna do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe sipas mundësive të saj për të mbështetur këto familje dhe biznese.