SQARIM PUBLIK
Në lidhje me deklaratat e sotme të Ministres së Mjedisit, znj. Fitore Pacolli për dyshimet për keqpërdorime në shpronësime në dy raste në Ferizaj, sqarojmë opinionin publik se procesi i shpronësimeve kryhet dhe merr vlerësim përfundimtar në nivelin qendror, në departamentin e shpronësimeve të Ministrisë përkatëse, andaj çdo tendencë për të paraqitur rastet e tilla si të kryera nga institucioni i Komunës, janë pasaktësi e keqinformim i publikut me qëllim tendencioz për t’i dhënë kahje e adresim jo të duhur kësaj çështje.
Komuna e Ferizajt mbetet e përkushtuar në transparencë, llogaridhënie dhe proces krejt të qasshëm për secilën palë të interesuar.