Arkitektja dhe balerina nga Ferizaj, Gresa Hamdiu, po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare. E diplomuar me sukses ekselent në degën e Arkitekturës në Itali dhe e njohur për kontributin e saj në artin e baletit në Ferizaj, Gresa është përzgjedhur si përfaqësuesja e vetme e Republikës së Kosovës në rolin e Koordinatores për Kosovë në platformën ndërkombëtare BIG SEE.
Kjo platformë mbledh arkitektë, dizajnerë, novatorë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme kreative, duke krijuar mundësi të reja për promovimin e arkitekturës, turizmit dhe dizajnit inovativ, si dhe për bashkëpunime ndërkombëtare mes shteteve.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë një takimi me Gresën, e përgëzoi për rrugëtimin e saj profesional dhe shprehu mbështetjen e plotë për sukseset që po e bëjnë krenar qytetin e Ferizajt dhe Kosovën.